Policë të maskuar si civilë në turmë, Alimehmeti: Kjo është bashkia e krimit

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë, pyeti se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës.

Alimehmeti theksoi se Bashkia e Tiranës, është bërë një vend krimi. Ai shtoi se Bashkia e ka për detyrë, të thotë se ku shkojnë paratë e qytetarëve.

“Ky është shteti i krimit, kjo është bashkia e krimit. Kjo bashki këtu vetëm vjedh përditë qytetarët. Bashkia Tiranë duhet të thotë se ku shkojnë paratë. Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?

Këtë të na shpjegojë ky shtet. Këta kanë frikë nga gjithçka, janë frikacakë. Ata shefa policie që marrin urdhra, ndryshojnë nga ne. Ne iu dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime”, deklaroi Alimehmeti.

 


Shtuar 19.04.2024 12:58