Pochettino bëhet pishman për PSG, e mirëpret një rikthim në Londër

Mauricio Poçetino është i hapur për një rikthim te Totenhemi pasi nuk është i lumtur në Paris, te PSG.

Ky është lajmi më i fundit që qarkullon në mediat britanike, të cilat theksojnë se edhe presidenti i Spurs, Levi është penduar që e shkarkoi argjentinasin për ta zëvendësuar me Murinjon.Të Ngjashme

Prej atij momenti, londinezët nuk kanë pasur të njëjtën ecuri dhe në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve.

Mbetet për t’u parë si do të përfundojnë negociatat me Poçetinon, teksa te Totenhem shpresojnë që nëse arrijnë rikthimin e trajnerit, t’ia dalin të bindin edhe Herri Kejn për të qëndruar.

Sulmuesi ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Poçetinon dhe mund të ndryshojë mendim, duke qenë se për momentin kërkon me ngulm të largohet.


Shtuar 25.05.2021 17:52