Turqia po përjeton tmerr pas tëremtit që deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë të vdekur. Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë kërkimet, për të mbijetuarit.
Përveç trishtimit, familjarët e personave që janë nën rrënoja janë zemëruar pasi dëgjonë të afërmit e tyre të dëshpëruar duke thirrur pë ndihmë.
“Ne po na lënë të vdesim,” bërtiti një grua ndërsa banorët përdorën duart e tyre të zhveshura për të lëvizur rrënojat dhe gurët.
Të tjerë po përdorin çekiç dhe kazma, çdo mjet që mund të vënë në duar, në përpjekje për të arritur tek të afërmit që ata thonë se janë poshtë dhe që mund të jenë gjallë.
Një grua tjetër qau teksa zbuloi se kishte dëgjuar vëllain e saj duke thirrur për ndihmë. Ajo tha se ai po thërriste emrin e tij dhe po lutej për ndihmë.
“Kishte 25 njerëz vetëm në atë ndërtesë,” tha ajo, duke treguar një bllok apartamentesh.
Ajo tha se u përpoq të telefononte grupin e koordinimit të urgjencës të Turqisë, “por askush nuk erdhi”./albeu.com