Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar në Lezhë pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë. /albeu.com/