Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH dh RENEA kanë zhvilluar kontrolle në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja me qëllim gjetjen e personave të shpallur në kërkim për dhunën në Borizanë.
Policia po kërkonte djalin e tij, Rexhepin bashkë me dy vëllezërit që janë në kërkim prej gati dy javësh, por doli duarbosh.
Në banesën e ish-deputetit nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim nga policia. Kontrolli në shtëpinë e Rrahman Rrajës është bërë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, pasi deri pak ditë më parë ishte me imunitet. Djali dhe dy vëllezërit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja vijojnë që të jenë në kërkim prej 7 Korrikut.
Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqitje
Andi Rraja-arrest me burg
U shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.
Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit