Jeta e Presidentit të Rusisë shpesh herë kohët e fundit është vënë në dyshim.
Por sipas gjeneralmajorit ukrainas, Kyrylo Budanov, presidenti Putin vuan nga sëmundje të ndryshme “dhe nuk ka jetë më shumë se dy vjet”, shkruan DailyMail.
Ai theksoi se spiunët e Kievit depërtuan brenda Kremlinit, ndërsa sipas tij, u kuptua se Putini është i prekur nga një varg sëmundjesh.
Ne disa takime i ulur, presidenti rus u filmua duke lëkundur këmbën, ndërsa në një pamje tjetër u pa duke qëndruar me vështirësi.
Qëndrimi i dobët i tij nëpër takime dhe fytyra e fryrë ngritën spekulime rreth shëndetit të tij. Këto zëra u shtuan qëkur Putini nisi një mision “denazifikimi” në Ukrainë.
Në një analizë të publikuar në revistën politike “Newsweek”, u ngritën dyshime që presidenti Putin është duke vdekur./albeu.com