Po blinte vota? 7 milion lekë në makinë, i ndaluari: Mi ka dhënë një familjar!

Ditën e djeshme në Maqellarë në Dibër u bllokua një makinë e cila dyshohej se po shpërndante para për të blerë votat në familjet dibrane.

Makina në fjalë, në pronësi të Denis Gjolit, i punësuar në administratë, u ndalua, bllokua dhe u mbajt peng për më shumë se një orë deri në ardhjen e policisë dhe prokurorisë.

Raportohet se në makinë u gjenden tufa me para nga 5 në 7 milion lekë, shifër e cila ende nuk është zyrtare.

Ditën e sotme raportohet se i ndaluari, Gjoli, ka deklaruar se paratë janë të një familjari duke mohuar blerjen e votave.

“Paratë mi kishte dhënë një familjar i imi për arsyje familjare…”- ka deklaruar ai në prokurori. /albeu.com/

 

Shtuar 23.04.2021 10:49