Janë zbardhur përgjimet e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ku mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, janë zbardhur përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu, ka lejuar edhe kalimin e një të mituri pa prokurën e njërit prind.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: “Mgjesi vlla”.
Briken: “Mirmgjes”.
Eneo: “Si u gdhive”.
Briken: “Mire mire. U vonova mrom se isha me një dark familjare”.
Eneo: “S’ka gjë vlla tak sot po qe i lire. Atë gocën sot e bëjmë dot”.
Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: “I dërgon pasaportën e shtetases E.Xh dhe B.Xh. Ca nr t’i them vlla”.
Briken: “Te 4”.
Eneo: “Po ngjitet vlla”.
Briken: Ok
Eneo: “Çdo gje ok vlla”.
Briken: “Ok”.
Eneo: “Rrofsh vlla”.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.XH, është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.XH, është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi, cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj, komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: “O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot”.
Briken: “Mir si je ti”.
Eneo: “Po mire shyqyr zotit”.
Briken: “Ktej jam”.
Eneo: “I marum nja 2 halle, t’bej tel mbasdite”.
Briken: “Ok pa merak”.
Eneo: “Rrofsh. O vëlla nga je”?
Briken: “Te lagjia jam”.
Eneo: “Te dergoj ate djalin apo do te tak nesër bashk. Si e ke me mire”.
Briken: “Si ta kesh s’ka probl”.
Eneo: “Me thuaj ti vëlla. Sot ten is 500 me atë nesër të bëj 1 vet”.
Briken: “Se kuptova”.
Eneo: “Sot nis 500 me atë se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla”.
Briken: “Ok tak nesër mos e vrit mendjen”.
Eneo: “Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla”.
Briken: “Ok”.
Eneo: “Po i them te vij aty”.
Briken: “Ok”.
Eneo: “Po vjen 5 min është aty ka 600”.
Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: “Nesër të bëj një 500 vëlla”.
Briken: “Ok vlla ngjohemi nesër”.
Eneo: “Mire vëlla ma bej hallall se ashtu kam pas një problem. Dëgjohemi nesër natën”.
Briken: “Ok natën ngjohemi”.
Dt. 10.05.2023
Eneo: “Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjja do jesh pastaj. Te takohemi”?
Briken: “Si je vëlla Ca bon”.
Eneo: “Hic vlla ngelem serviseve”.
Briken: “Kur do nisesh ti”.
Eneo: “Une nga ora 8 pak a shume”.
Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh
Briken: “Ok”.
Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: “Mgjes vlla. Si u gdhive”.
Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: “Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet”.
Briken: “Ja per pak po shkoj unë. Te them unë”.
Eneo: “Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla”.
Briken: “Ok te vije. Te 4”.
Eneo: “Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K.Xh”.
Briken: “Ok”.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe këqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.