“Plehu i përzierë me “bar” në laborator,” flet kryeplaku: Pronari i banesës, ish-kryetari i komunës Frakull

Ditën e sotme policia sekuestroi një sasi të madhe droge në një vend ku tashmë ishte kthyer në një laborator kokaine.

Mbi këtë ngjarje Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar për mediat informacionet që ai kishte rreth vendit.

Muaçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili është ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,” shtoi ai.

Kujtojmë se një megaoperacion i zhvilluar mes DEA-s dhe SPAK dhe policisë malazeze është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kuadër të të cilit u zbulua edhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Operacioni vijon prej tre muajsh pasi policia malazeze zbuloi një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik në Tivar.


Shtuar 24.11.2022 19:35

koment