Chiesa zbulon sekretin e suksesit te bardhezinjtë

Federico Chiesa ka zbuluar sekretin e suksesit të tij tek Juventus.

“Këtë vit kam patur vazhdimësi në paraqitje, në këtë aspekt jam përmirësuar më shumë”.

“Më ka ndihmuar fakti se luaj dhe stërvitem me shumë kampionë, ashtu siç më kanë ndihmuar këshillat e trajnerit dhe mentaliteti që është këtu tek Juventus”, ka thënë Chiesa për Sky.

“Pirlo më ka ndihmuar shumë në këto muaj, veçanërisht për besimin që më ka dhënë”.

“Duhet vetëm ta falënderoj, çdo ditë më jep këshilla për të përmirësuar lojën time, nga faza mbrojëse tek ajo e sulmit dhe kjo më ka ndihmuar shumë”.


Shtuar 9.04.2021 23:55