Plas sherri mes dy familjeve në Vlorë, “përleshen” baballarët bashkë me djemtë

Dy familje janë konfliktuar me njëra tjetrën mëngjesin e sotëm në Vlorë. Përkatësisht personat e përfshirë në përplasje kanë qenë babë e bir V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç që kanë pasur konflikt me V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç të cilët janë gjithashtu babë e bir.

Si rrjedhojë ka pasur plagosje të lehtë, si pasojë e përplasjeve që kanë ndodhur mes tyre. Policia i ka proceduar penalisht të katërt personat e përfshirë në sherr.

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.

Shtuar 9.06.2021 09:06