Plas keq te Roma, sherr mes lojtarëve dhe trajnerit

Roma mes tensioneve. Në ekipin ku luan edhe Marash Kumbulla ka pasur një ballafaqim mes trajnerit Fonseka dhe drejtorit sportiv Pinto kundrejt lojtarëve verdhekuq.

Por gjatë kësaj tentative për të analizuar gjërat që kanë shkuar keq ka pasur edhe tone të larta.

Fjalët e trajnerit dhe drejtorit sportiv nuk janë pritur mirë nga lojtarët dhe kanë hasur në rezistencën e tyre. Futbollistët e Romës kanë ngritur zërin kundrejt drejtuesve, megjithëse ka patur edhe prej tyre që kanë arritur të ruajnë qetësinë.


Shtuar 4.04.2021 23:41