Plane për sot? Zbuloni fillimisht parashikimin e motit

Dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta që do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës, ku më të shpeshta do jenë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, orët e mesditës do të sjellin largim gradual të vranësirave drejt skajit verior duke lënë më kthjellime zonat Jugore dhe Qendrore. Edhe orët e natës mbeten në ndikimin e kthjellimeve në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga 7°C mëngjesi në juglindje deri në 27°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë. /albeu.com/

Shtuar 22.05.2021 08:05