Plagosja me thikë në Bllok, arrestohet një nga autorët e dyshuar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes së 40-vjeçarit në rrugën Vaso Pasha ditën e shtunë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Maren Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë.

“27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin Eridon Hasa,, (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin Eder Dorzi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës në rrugën “Vaso Pasha”, ku 41-vjeçari Eder Dorzi është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

4o-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 40-vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri./Albeu.com./