Plagoset me thikë polici në qendrën e votimit në Pukë, del emri i autorit

Në fund të procesit të votimit, rreth orës 19:00 një qytetar ka plagosur me thikë një punonjës policie. Sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë Gëzim Osmanaj po dërgohet për mjekim në spital.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Mikel Lleshaj 32 vjeç, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet prerës (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë  dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 25.04.2021 20:32