Plagoset me thikë një person në Prishtinë, kapen dy autorët e dyshuar

Një person raportohet të ketë marrë plagë nga mjete të mprehta pak çaste më parë te nënkalimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas saj, lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


Shtuar 3.12.2021 20:24