Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër.
Mësohet se i riu është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Sipas informacioneve, plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.