Plagosën me thikë 43-vjeçarin dhe i dëmtuam mjetin, në kërkim babai me dy djemtë në Tropojë

Policia ka shpallur në kërkim tre persona, N. M., 45 vjeç,  Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, në Tropjë pasi dyshohet se janë autorë të plagosjes me thikë të shtetasin P. Gj., 43 vjeç, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babi me dy djemtë si autorë të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit; N. M., 45 vjeç,  Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.

Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.

Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 16:05