Pjesë e organizatave kriminale dhe seri veprash penale në Itali, prangoset 43-vjeçari në Berat

Një 43-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas burimeve, në pranga është vënë Edison Bega (Prifti), me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetin italian.

Të lidhura

None found

Bëhet me dije se 43-vjeçari është dënuar nga gjykata në Itali me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet 1 shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat u bë ekzekutimi, në IEVP Berat, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet burgim, në IEVP Berat, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.”/albeu.com/


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet