Pjesë e grupit kriminal të shkatërruar para 8 viteve, arrestohet për “vjedhje me dhunë” 31 vjeçarja

Një 31-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Në pranga ka rënë shtetësja Ina Sulejmani, 31 vjeçe, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg.

Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 19.07.2021 09:27