Pesë skenarët ogurzinj për fatin e “Titan”: Një qark i shkurtër apo u bllokua?

Edhe pse është jashtëzakonisht herët që ekspertët të shpjegojnë se çfarë mund të ketë shkuar keq me  nëndetësen turistike “Titan”, disa skenarë nga ngecja në rrënojat e Titanikut deri te dëmtimi i energjisë ose furnizimit të komunikimit po qarkullojnë.

“Titani” mbetet i zhdukur që nga e diela dhe mësohet se anëtarët  në bord kanë oksigjen të mjaftueshëm deri të enjten.

Parashikimet e ekspertëve për vendndodhjen e anijes janë mjaft ogurzeza..

Pesë skenarët për fatin e nëndetëses

1.Një rrezik i madh është një ndërprerje e energjisë elektrike, e cila mund të kishte shkaktuar humbjen e komunikimit, tha Eric Fusil, një ekspert i nëndetëseve dhe profesor i asociuar në Universitein e Adelajdës.

“Disa nëndetëse kanë një gjenerator, por nuk është e qartë nëse anija Titan kishte një sistem energjie rezervë kur humbi nga radarët,” shtoi ai.

2.Një qark i shkurtër mund të shkaktojë një zjarr në nëndetësen turistike, e cila jo vetëm që do të shkatërronte sistemet e saj të komunikimit, por gjithashtu do të lëshonte tym toksik në një hapësirë ​​të vogël e të mbyllur, një rrezik i madh për ata që ishin në bord, theksoi profesori australian.


3. Të përmbytet. Ky është një rrezik që fshihet për të gjitha anijet turistike pranë mbytjes së Titanikut pasi ato janë nën presion të jashtëzakonshëm . Megjithatë, anija “Titan” është e pajisur me një sistem inovativ sigurie që monitoron presionin në anije dhe aktivizon një paralajmërim për operatorin e saj nëse zbulohen probleme.

4.Ekziston edhe rreziku që të bllokohet diku. Me rryma të forta nënujore dhe rrënojat e Titanikut në dyshemenë e oqeanit, ekziston mundësia që nëndetësja të jetë bllokuar gjatë rrjedhës së saj, tha Eric Fusil.

Megjithatë, siç raporton gazeta britanike Guardian, skenari i bllokimit në rrënojat e Titanikut është ndoshta më i mundshmi.

“Mbetjet e Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej rreth 3800 metrash në dyshemenë e oqeanit, kanë mbi një shekull aty. Ka pjesë të tij kudo. Është e rrezikshme,” tha Frank Oëen OAM, oficer në pension i Marinës Mbretërore Australiane dhe drejtor i programit të arratisjes dhe shpëtimit të nëndetëseve.

“Kontakti humbi pas një ore e 45 minutash udhëtimin, gjë që sugjeron se ekuipazhi mund të ketë qenë afër ose tashmë në fund të oqeanit,” tha ai.

5.Një tjetër skenar është një rrjedhje e cila zvogëlon presionin, kështu që prognoza nuk është e mirë, tha Alistair Greig, profesor i inxhinierisë detare në University College London.

“Nëse ka zbritur në fund të oqeanit dhe nuk mund të dalë me fuqinë e vet, opsionet janë shumë të kufizuara”, theksoi shkencëtari britanik.

Për Chris Parry, një zëvendës-admiral në pension i Marinës Mbretërore Britanike, shpëtimi nënujor është “një biznes shumë i vështirë”.

“Anija “Titan” do të jetë në një kanal. Ka shumë mbeturina përreth. Kështu që përpjekja për ta lokalizuar atë në zonën që duam të kërkojmë me një nëndetëse tjetër do të jetë vërtet shumë e vështirë”, theksoi ai./Albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 13:48