Një debat mes dy vëllezërve në lagjen nr. 13 të Korçës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, mbrëmjen e sotme.
Ngjarja është regjistruar në banesën e familjes, ku dy të afërmit janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përleshjes, njëri prej vëllezërve dyshohet se ka përdorur sëpatën, duke e goditur tjetrin në shpatull.
Të lidhura
None found
Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga banesa, por është lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Korçës vetëm pak minuta më vonë.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet pritet t’i kalojnë Prokurorisë përkatëse.
