Përplasja mes policisë dhe trafikantëve në Rio De Janeiro, të paktën 20 viktima

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Rio De Janeiro. Mediat vendase bëjnë me dije se 20 persona janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeriro, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të vrarëve është dhe një ofier policie.

Sipas Policisë Civile, më shumë se 200 oficerë po kryenin operacionin për të luftuar krimin e organizuar.

Dy pasagjerë në një tren metro u goditën nga plumbat, por mbijetuan, tha gazeta O Globo.

Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook tha se “ai nderoi profesionin që ai e donte dhe do të mungojë”. .

Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.

 


Shtuar 6.05.2021 18:28