Përplasi një mjet ndërsa udhëtonte i dehur, arrestohet shoferi në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një drejtues mjeti pasi ky i fundit udhëtonte në gjendje të dehur dhe kishte përplasur një mjet të parkuar.

“Durrës

Vihet në pranga një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Sulë Demneri”, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin e parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 11:02