Një aksident i dyfishtë ndodhi në rrugën transballkanike mbrëmjen e sotme.
Drejtuesi i një automjeti tip Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot me portobagazh. Goditja ka qenë aq e fortë sa makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi.
Të lidhura
None found
Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i Touaregut, shtetasi Arlind Lagji, pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore.
Lagji ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes pas aksidentit të parë dhe ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë. /albeu.com
