Përplasi dy këmbësorët, arrestohet shoferi i Benzit në Lushnjë

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur përpara 2 këmbësorë.

Bëhet fjalë për Taulant Arapin dhe Denisa Sukun. Arapi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një zonë të populluar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.


Shtuar 28.03.2021 22:14