Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 dite per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Garo do të qëndrojë në burg deri në kryrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte. Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeccarit, Begzan Hyseni.
Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e Parkut Olimpik, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë. Fatkeqësisht, 60-vjeccari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin./albeu.com