Përplasen “kokë më kokë” makinat në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhurditën e sotme në rrugën kombëtare Peqin-Elbasan.

Aksidenti është regjistruar në Balldre dhe  janë përfshirë dy automjete. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 15:03