Përplasen dy motorë në Fier, lëndohen dy drejtuesit dhe një 14-vjeçar, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Policia bën me dije se pasojë kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Adë, ku motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 16.10.2023 20:19