Përplasen dy mjete në Fier-Vlorë, tre të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, raporton albeu.com.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bisham, ku raportohet për 3 të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 23.08.2021 20:33