Përplasen dy makina në Prrenjas, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Prrenjas mbrëmjen e sotme.

Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Albeu.com


Shtuar 25.09.2023 21:01