Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, lëndohet drejtuesja e “Fordit” (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Klea Kau, si pasojë është lënduar shtetësja Klea Kau, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 2.11.2021 18:07