Del fotografia e të riut shqiptar që i mori jetën motoristit grek në Selanik.
Fotografia u bë publike nga mediat greke në Athinë.
Shqiptari aksidentoi për vdekje një 47-vjeçar grek në fundjavë.
Shqiptari ishte dukë lëvizur me shpejtësi skëterrë duke kaluar dy semaforë me të kuqe dhe më pas mori përpara shpërndarësin e picave duke i marrë jetën në vend.
Shqiptari i arrestuar për aksidentin e së shtunës në Selanik është baba i dy fëmijëve.
21-vjeçari nuk kishte patentë. Makinën sportive mësohet se shqiptari ia kishte marrë xhaxhait të tij.
Shoferi me origjinë nga Shqipëria jetonte me familjen dhe prindërit emigrantë.
“Të gjithë e siguronin jetesën me shumë vështirësi” thanë fqinjët për mediat greke.
Shpërndarësi i picave që u përplas për vdekje të shtunën u përcoll sot për në banesën e fundit./albeu.com/