Kishte që në muajin tetor pa gjurmë, talenti që u ble nga Juventusi vuan nga depresioni

Qëndrimi i Mohamed Ihattaren në Utrecht përjashton në mënyrë të pashmangshme rikthimin e tij te Sampdoria.

Ish-mesfushori sulmues i PSV-së, i blerë nga Juventusi në verë dhe më pas i huazuar te klubi i Sampdorias, nuk ka dhënë asnjë lajm që nga 13 tetori i kaluar!

Drejtori sportiv i Sampdoria-s, Daniele Faggiano ndërhyri për të sqaruar pjesërisht situatën: “Për cilësitë e lojtarit ishte një operacion i mirë. Futbollisti ka mbërritur jashtë forme totalisht dhe mbipeshë. Më pas ndodhi diçka në nivel familjar”.

Për shkak të gjendjes së dobët fizike, Ihattaren nuk e ka veshur kurrë fanellën e Sampdorias këtë sezon dhe nuk do ta veshë kurrë.

Nga Holanda, megjithatë, vjen një lajm edhe më i bujshëm: talenti i lindur në vitin 2002 do të mendonte për lamtumirën e tij me futbollin për shkak të një depresioni të fortë që e ka shoqëruar që nga viti 2019, vit në të cilin i vdiq babai.

Priten konfirmime zyrtare nga Juve dhe Sampdoria, por situata duket se do të marrë konture gjithnjë e më misterioze!

I vendosur nga UEFA në listën e 50 të rinjve më premtues në 2019-ën, vetëm 20-vjeç mund të largohet nga futbolli. Mohamed Ihattaren u largua nga Italia për t’u kthyer në shtëpi për gati një muaj, dhe tani ka pak lajme për të dhe ai do të ishte së bashku me familjen e tij në Utrecht.

Pasi u paraqit në grumbullim me 5 kg mbipeshë, stafi i trajnerit D’Aversa hartoi një program për të që synonte ta kthente plotësisht në grup brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, më 12 shtator trajneri e thirri atë për ndeshjen kundër Interit, duke e çuar në stol. Ai është vënë re mes Monakos dhe Milanos, klubi e menaxhon dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë, deri në telefonatën e 12 tetorit, me të cilën ai komunikon për t’u kthyer në Holandë.

Përpjekjet dhe disponueshmëria e presidentit Ferrero janë të kota. Tani lajmet më të fundit tronditëse nga Holanda!

 


Shtuar 2.11.2021 18:04