Përplasen dy automjete, “Smarti” përfundon në kanal

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën mesditën e sotme në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik.

Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Në aksident u përfshin një “Smart” dhe një “Ford”, ku si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Shtuar 27.05.2021 15:12