Përplasen dy automjete në Kavajë, nisen me urgjencë në spital dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë, janë plagosur dy pasagjeret Z. Gj dhe E. K, të cilat janë dërguar në spital.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.03.2021 10:06

Tags: