Ambasada Amerikane “goditje” Ramës, lavdëron publikisht Dritan Lelin

Ambasada Amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, për mbështetjen në hapjen e këndit amerikan në qytetin e Vlorës.  Ambasada Amerikane e vë theksin te partneriteti i fortë me Bashkinë e Vlorës. Nuk dihet nëse ky është një mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pak kohë më parë përjashtoi Lelin nga Partia Socialiste.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!,” shkruan Ambasada.

Ndërkohë këto kohë është lakuar shumë emri i Lelit i cili ka mbetur jashtë listave të socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit, teksa duket se marrëdhënia me Ramën është krisur.  Përjashtimi i Lelit nga Partia Socialiste erdhi pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, kur mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.

Postimi

??️ | Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on E mërkurë, 17 Mars 2021


Shtuar 18.03.2021 10:07