Një aksident një aksident i rëndë ndodhi ditën mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Burrel – Skuraj.
Makina u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia” dhe në momentin e aksidentit brenda mjetit ndodheshin 3 vajza.
Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com