Ministria e Drejtësisë së Rusisë anuloi regjistrimin e 15 organizatave të huaja, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch.
Nw njw deklaratw ministria tha se njësitë e organizatave “janë përjashtuar për shkak të zbulimit të shkeljeve të legjislacionit aktual të Federatës Ruse”.
Sipas la rwpubblica, menjwhwrw pas pwrjashtimit organizatat kanw reaguar menjwhwerw duke thwnw se do tw vazhdojnw tw operojnw nw Rusi.
“Autoritetet po gabojnë nëse mendojnë se duke mbyllur zyrën tonë në Moskë do të pengojnë punën tonë për të dokumentuar dhe nxjerrë në dritë shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha nw njw deklaratw Sekretarja e përgjithshme e Amnesty.
“Human Rights Watch ka punuar në Rusi që nga periudha sovjetike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë,” tha drejtori i HRW në një deklaratë tjetër, duke shpjeguar se “kjo perde e re e hekurt nuk do të pengojë përpjekjet tona aktuale për të mbrojtur të drejtat e të gjithë rusëve dhe të mbrojë civilët në Ukrainë”./albeu.com