Përjashtimi i katër deputetëve nga Alibeaj, Meta: Paradoks

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentooi përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga Grupi Parlamentra o PD-së në Enkelejd Alibeajt.

Ai e cilësoi paradox përjashtimin e katër deputetëve nga Alibeaj.

Meta tha  respekton vendimin e popullit, që është marrë në 6 mars, teksa ka shtuar se kjo ngjarje ishte një paradoks.

Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrimi se kush është PD është e qartë. Vendimi është marrë në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit. Lidhur me këtë çështje, me aq sa kam parë ka ndodhur një paradoks. Katër deputetët që janë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përjashtuar prej grupacionit të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë katër emra, të cilët janë deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 14:24