Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L.I, 33 vjeç.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë/ Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/