Ka përfunduar takimi në mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.
Në një konferencë për media pas këtij takimi, Abdixhiku tregon se ka qenë një takim pozitiv dhe se janë dakorduar që të takohen sërish.
“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me takim për interes për postin e presidentit, ka qenë një takim pozitiv, kemi diskutuar rolin e presidentes dhe platfomës së saj dhe pozicionin e saj dhe karrshi akterëve të tjerë të saj dhe së shpejti do të kemi edhe një takim tjetër dhe do të kthehemi në parti për të konsultuar me strukturat e partisë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka shtuar se “Mirëpo nga ajo që kemi parë se ka qenë një takim pozitiv për të mos bllokuar vendin mirëpo me to të kemi konsultime shtesë mirëpo takimi ka qenë konstruktiv”.