Problemet gjatë fluturimit lënë Yakin jashtë konferencës para duelit me Skocinë

Për shkak të shqetësimeve shëndetësore të shkaktuara gjatë udhëtimit, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, nuk mori pjesë në konferencën për shtyp para përballjes me Skocinë në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Mediumi zviceran “Blick” raportoi se Yakin pati vështirësi me ndryshimin e presionit në avion gjatë fluturimit drejt Skocisë, çka i shkaktoi probleme me dëgjimin.

Për këtë arsye, trajneri vendosi të mos dilte para gazetarëve në konferencën tradicionale të pragndeshjes.

“Yakin pati vështirësi me presionin gjatë fluturimit dhe për këtë arsye vendosi të mos merrte pjesë në konferencën për shtyp”, shkroi “Blick”.

Detyrën e tij në konferencë e morën përsipër ndihmëstrajneri Davide Calla dhe mbrojtësi Nico Elvedi, të cilët folën për përgatitjet e ekipit për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.

Udhëtimi i Zvicrës drejt Skocisë ishte shoqëruar me vështirësi që në nisje.

Një pasaktësi në përllogaritjen e peshës së avionit bëri që skuadra të detyrohej të ndryshonte itinerarin e fluturimit.

Fillimisht, avioni ndaloi në Shkup për të shkarkuar karburant, ndërsa më vonë u ul në Cyrih, ku u furnizua përsëri.

Ndalesat dhe ndryshimi i planit sollën vonesa të mëdha, duke bërë që përfaqësuesja zvicerane të mbërrinte në destinacion rreth tri orë pas orarit të parashikuar.

Një udhëtim që pritej të zhvillohej pa probleme përfundoi në një situatë të pazakontë, ndërsa mungesa e Yakin në konferencë shtoi edhe një të papritur tjetër për ekipin.

Tashmë, Zvicra kërkon t’i lërë pas këto pengesa dhe të përqendrohet te ndeshja me Skocinë, ku marrja e pikëve është me rëndësi për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.


sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibombahsegelsekabet