Përfundon numërimi për kandidatët në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj mbetet jashtë Kuvendit

Deputeti socialist Ilir Beqaj ka mbetur jashtë Kuvendit për katër vitet e ardhshme. Sipas votave përfundimtare për kandidatët në këtë qark, Beqaj, i renditur i katërti në listën e socialistëve arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.

Socialistët arritën të fitojnë tre mandate në Shkodër, konkretisht Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. E para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.
Konkretisht:

PS

Paulin Sterkaj 7335

Benet Beci 6131

Edona Bilali 2711

PD

Bardh Spahia 7219

Helidon Bushati 6743

Zef Hila 5975

Shtuar 29.04.2021 07:26