Mbyllet numërimi në Vlorë dhe Dibër, Edi Rama dhe Aurora Mara kryesojnë listat

Procesi i numërimit të votave, është mbyllur në Bashkinë Vlorë në Bashkinë e Durrësit. Sipas të dhënave, të ndjekura gjithashtu nga Dosja.al, bëhet e ditur se në Bashkinë Vlorë kandidati më i votuar është nga radhët e PS-së, Edi Rama me 9458 vota, ndërsa nga radhët e PD-së kandidati më i votuar është Bujar Leskaj me 3581 vota.

Ndërsa në Bashkinë e Dibër, kandidatja më e votuar është nga anët e PS-së, Aurora Mara me 9367 vota, ndërkohë që nga radhët e PD-së kandidati më i votuar në këtë Bashki është Xhelal Mziu me 5321 vota.


Shtuar 29.04.2021 07:40