Spitali i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në sallën e pajisjeve radiologjike.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com