Përfshihet nga flakët pallati në Kamëz

Mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë një apartament në qytetin e Kamzës. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se zjarri është fikur nga zjarrfikësit e Kamzës në bashkëpunim me ata të Tiranës.

Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 24.01.2024 14:48