Përfshihet nga flakët një mal në Librazhd

Një mal në Librazhd është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe malore në fshatin Polis. Për të shuar flakët, janë nisur drejt vendngjarjes dy zjarrfikëse.

Kujtojmë që prej ditës së djeshme, Mali i Tomorrit është përfshirë nga flakët dhe situata nuk është neutralizuar akoma për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së ndërhyrjes nga lartësia./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 15:16