Përfshihet nga flakët kati i pestë i një pallati në Kamëz

Paraditen e kësaj të shtune, kati i 5-stë i një pallati në Kamëz është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.

Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 22.05.2021 12:08