Përfshihet nga flakët kamionçina në bypass-in Fier-Vlorë (VIDEO)

Një mjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët në bypass-in Fier-Vlorë. Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamioncin, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.